Historia E Filozofise

B08957
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Historia e filozofisë është interpretimi i mendimit filozofik i mbështetur mbi përmbajtjet dhe format e vërtetësisë historike dhe të dialogut, një udhëtim i cili do të shprehë një Gadamer dëshmitar dhe interpret ‘në dialog’ me traditën. Duke iu përgjigjur pyetjeve tona filozofi gjerman – i quajtur trashëgimtari i asaj aventure magjepsëse të mendimit e cila shkon nga filozofia klasike gjermane tek Heideggeri – ndalet të bisedojë me Heraklitin, Parmenidin, Platonin dhe Aristotelin, Kantin, Hegelin deri tek filozofët bashkëkohorë me të, duke menduar sërish për konceptet themelore të filozofisë. “Të dialogosh” do të thotë të shkurtosh një largësi, do të thotë të njohësh alteritetin e pamposhtshëm të “tjetrit” për ta takuar dhe kuptuar atë.
Pra, një “histori e filozofisë” e menduar dhe e treguar në këtë mënyrë i përgjigjet kërkesës së hermeneutikës duke dëgjuar një filozof i cili bashkëbisedimin me mësuesit e mëdhenj të së kaluarës e ka kthyer në kodin e mendimeve të tij. Një bisedë e cila mbaron pa përfunduar, sepse – për ta mbyllur përsëri me Gadamerin, por me një fjalë e cila nuk dëshiron të jetë asnjëherë e fundit – “dialogu është diçka në të cilën ndodhesh, në të cilën përfshihesh, është diçka për të cilën nuk mund të dish para kohe se çfarë do të dalë në pah, është diçka që ndërpritet jo pa dhunë, pasi ka gjithnjë ende shumë për të thënë… Çdo fjalë dëshiron tjetrën; edhe e ashtuquajtura fjalë e fundit, e cila në të vërtetë nuk ekziston”.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase