Varka E Peste

B22578
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Monika Kompaníková, ka lindur në vitin 1979. Konsiderohet si një nga shkrimtaret më të shquara bashkëkohore të Sllovakisë. Ka studiuar për pikturë dhe dizajn grafik në Akademinë e Arteve të Bukura në Bratislavë.
Kompaníková është fituese e çmimeve:
2001: Short Story, 2002: New Year Greeting for Gaz de France, 2004: Ivan Kraso Prize, 2008: Tatra Banka Foundation, 2011: Anasoft Litera Award, me romanin “Varka e pestë”, 2013: Literary Fund Award, me librin për fëmijë “Përralla nga deti i thellë”.
Romani “Varka e pestë” është përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme dhe në vitin 2014, është realizuar film në një bashkëprodhim sllovak-çeko-gjerman.
***
Frymëzuar nga ngjarje të vërteta, Kompaníková ka shkruar një histori të jashtëzakonshme rreth marrëdhënieve të fëmijëve dhe prindërve në shoqërinë moderne. Kritikat ndaj shoqërisë dhe pyetjet e shumta të rëndësishme që ajo ngre mbi këto marrëdhënie e bëjnë atë, sipas shumë njerëzve, pikën e kthesës së letërsisë bashkëkohore sllovake.
Kompaníková rrëfen me talent krijon një atmosferë autentike. Kritika e ka cilësuar romanin “Varka e pestë” si një roman modern socio-kritik, një fenomen i rrallë në letërsinë sllovake. Një ndër temat mbizotëruese në veprat e saj, vetmia e individit, zakonisht çfaqet në formën e vetizolimit nga bota e jashtme. Personazhet e saj janë njerëz që jetojnë në skajet e shoqërisë me një të kaluar të errët ose që mund të aluzionohet.
***
Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Jarka-s dymbëdhjetë vjeçare, [ajo ka ardhur në jetë kur Lysia, mamaja e saj nuk ishte më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjeç], e cila jeton me mamanë e saj dhe me gjyshen, në një familje “pa dashuri dhe harmoni”.
E injoruar nga mjedisi social dhe e rrethuar nga xhungla e godinave postkomuniste prej betoni në një qytetet të vogël të Bratislavës, Jarka i kalon ditët duke ëndërruar për vendin e saj më të sigurt: një kopsht dhe një shtëpizë e vogël e ndërtuar nga gjyshi diku në periferi e rrethuar nga gjelbërimi dhe “varka e saj në një port të sigurt”...
Një ditë ajo “vjedh” dy binjakë miturakë, dhe i çon në shtëpizën e vogël në kopsht e kujdeset për ata. Në këtë shtëpi ajo sjell edhe “vocërrakun” tetëvjeçar Kristianin, një djalë shumë i edukuar që është larguar nga shtëpia e tij.
Këto janë historitë e fëmijëve të periferisë, të braktisur dhe që gjejnë strehë në rrugë duke u ndier më të sigurt sesa në shtëpitë e tyre.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase