Tinka Kurti Ditari I Nje Bashkeshorti

B23751
2.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

inka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” është një vepër që përmban rreth 40 vite ditar për jetën artistike të “Mjeshtres së Madhe”, “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti. Është ditar që i shoqi, muzikanti Palokë Kurti ia ka shkruar pas çdo premiere teatrore apo filmi, teksa Tinka rrëfente momentet e saj në prova e shfaqje, në skena e sheshxhirime, Paloka ia shkruante.
Ky botim përmban mendime dhe dëshmi të vetë aktores Tinka Kurtit duke nisur që nga shfaqja e parë ku ka marrë pjesë, “Përmbysja” në Teatrin Migjeni në Shkodër në vitin 1950 deri në vitin 1990. Ky botim me karakter biografik dhe historik dhe është një dëshmi e gjallë e kohës, e jetës teatrore dhe asaj kinematografike që në fillesat e veta. Aty rrëfehen se si ka funksionuar teatri, si janë ndarë rolet, kush merrte më shpesh rolet kryesore në vepra apo cili regjisor vinte më shumë shfaqje në skenë. Çfarë fryme përfshinte arti në fillim të viteve ‘50 dhe çfarë ndikimi kishte pushteti mbi to. Është një vepër e pakohë, e cila na mëson në të vërtetë se si një artist krahas famës së shpejt që fiton, po aq na rrëfen se artisti është një njeri i zakonshëm mbi të gjitha, plot sakrifica e pasiguri që e shoqërojnë shpesh e më shpesh.
Eshtë një ditar i rrallë në llojin e vet, një gërshetim prej shpirti e fryme, një përzierje e plotë ndjesie, madhështie, sinqeriteti, emocioni, dëshire, përjetësie, pikëllimi, intimiteti, suksesi a dështimi. Përmes këtij libri do ta njohim Tinkën tonë, në një tjetër dimension, në dimensionin njerëzor, atë të njeriut - artist, me të pathënat e saj, me përjetime e ndjesi të thella, me dëshmi e rrëfime të sinqerta, e të pazbukuruara, për të treguar jetën… atë jetën e paskuintave që spektatori nuk e sheh dhe e as nuk e di çfarë fsheh.
***
“Tinka Kurti, Ditari i një bashkëshorti” nuk është thjesht një ditar personal i një artisti. Bashkëshorti, muzikanti Palokë Kurti e ka mbajtur me shumë rigorozitet e një model të përcaktuar. Ka mbajtur me përpikmëri datat e premierave të shfaqjeve, regjisorët, autorët, rolin që ka luajtur artistja, mendime të Tinkës mbi rolin, e më pas mendime të ndryshme nga shtypi i kohës për vetë shfaqjen apo edhe role të veçanta. Në këtë ditar përshkruhen mendimet shumë të sinqerta që artistja ka për rolet që ka luajtur, shfaqjet, regjisorët, kolegët, prapaskenat, sukseset apo dështimet e shfaqjeve teatrore. Gjithashtu janë të përfshira edhe mbresa të ndryshme nga rolet e filmave kryesorë, duke nisur me rolin e parë te filmi i parë “Tana” i realizuar nga regjisori Kristaq Dhamo, “Yjet e netëve të gjata” nga Viktor Gjika, e deri më vonë në vitin 1995 kur filmin “Vajza me kordele te kuqe” nga regjisori Gëzim Erebara.
Ka detaje të panjohura, nga të cilat arrin të kuptosh se si ka funksionuar më herët një teatër, si ka funksionuar i gjithë zinxhiri artistik mes njëri-tjetrit, fryma më të cilën punohej, përkushtimi, pasioni , prapaskenat në teatër mes kolegësh që dashur pa dashur bëheshin pjesë dënimesh apo vërejtjesh, që për kohën kushtonin shumë.
Janë përmbledhur për botim pjesët më të rëndësishme të këtij ditari për shfaqjet kryesore që kanë shënjuar jetën artistike të aktores së madhe shqiptare Tinka Kurti. Këto pjesë janë përzgjedhur për tu botuar, ashtu siç janë të pacensuruara, të paredaktuara, duke ruajtur dialektin shkodran, që e sjell edhe më ëmbël çdo histori dhe më pas të shoqëruara edhe me fotografi nga secili rol apo skenë e prapaskenë.
Libri, “Tinka Kurti, Ditari i një bashkëshorti” ka një karakter biografik dhe studimor. Ai përmban në strukturë një hyrje shpjeguese të historisë se si janë njohur dy artistët fillimisht dhe si është zhvilluar jeta e tyre artistike dhe ajo personale. Gjithashtu bëhet një shpjegim i plotë se si Palokë Kurti e ka mbajtur këtë ditar dhe çfarë përfshihet në të, në mënyrë që lexuesi të njoh përmbjatjen e librit.
Çdo pjesë ditari do të shoqërohet gjithashtu me fotografi bardhë e zi të aktores nga rolet përkatëse të shfaqjes, foto të gjenduar nëpër arkiva të ndryshme apo faksimile të dorëshkrimit të ditarit, që identifikojnë dhe vërtetojnë më së miri çdo mendim të hedhur në letër.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase