Ky Eshte Driteroi im

B21814
1.800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Përmbledhja e kujtimeve “Ky është Dritëroi im”, nuk do të mund të realizohej pa këmbënguljen, pasionin, devotshmërinë dhe mendimet e mençura të Sadijes, qetësinë e gjykimeve, dashurinë me te cilën ngjyroste ditët me dhe për Dritëroin.
Për krijimtarinë e Dritëro Agollit ka plot studime, shënime kritike, kritika letrare, nga studiues shqiptarë por edhe të huaj. Disa herë, ato çka nuk trajtoheshin, qoftë për hir të kufizimeve dhe shtrëngimeve si pasojë e mungesave të lirisë së mendimit e fjalës (në kohën e socializmit real), qoftë për arsye të kufizimeve në këndvështrimin shkencor, studiues të huaj i kanë analizuar në mënyrë mjaft origjinale, dhe jo vetëm veprën më të përkthyer “Shkëlqimi dhe rënia e shokut
Zylo”, por edhe prozën me temën e Luftës Nacionalçlirimtare, siç është “Njeriu me top”.
Faktet biografike të Dritëro Agollit, rrëfime mbi ndodhi, kujtime të vetë autorit apo të miqve për të, janë botuar herë pas here në shtypin e përditshëm apo dhe atë letrar, në përmbledhje e libra autorësh që kanë dëshmuar dëshirën e mirë për të bërë të njohur për
lexuesin, fakte e kuriozitete të jetës si dhe ndikimit të këtyre fakteve në kontributin tërësor që ky personalitet ka dhënë jo vetëm përmes artit të tij të madh, por edhe në përparimin e civilizimin e shoqërisë shqiptare.
Libri “Ky është Dritëroi im”, synon të jetë botimi më i plotë i cili i kushtohet figurës shumë komplekse të Dritëro Agollit. Përmes episodeve, ngjarjeve ku protagonist ose i pranishëm ka qenë shkrimtari dhe autori i rrëfimit apo kujtimit, zbulohet shumë natyrshëm ana njerëzore, marrëdhëniet shpirtërore, tiparet komunikative, “arkitektura” e ndërtimit të raporteve njerëzore, tipare të karakterit të shkrimtarit të madh. Shkrimet, duke i prekur tri epokat e jetuara nga Dritëro Agolli, Luftën Nacionalçlirimtare, Socializmin dhe periudhën e demokracisë, zbulojnë veçantitë, tipare, dhunti, shije, preferenca, virtyte apo ndonjë mangësi që do të mund të quhej “ves” për disa e virtyt për të tjerët. Mendimet e shkrimtarit për jetën, vdekjen, fenë, mendimin filozofik të tij, ironinë e mprehtë (tipar i natyrshëm i tij), ndjeshmërinë ndaj problemeve shoqërore, raportin e tij me ideologjinë dhe të majtën në politikë, mendimet për poezinë dhe artin në përgjithësi, tërthorazi, përmes kujtimeve të ngjarjeve përcillen gjerësisht tek lexuesi.
Ky libër do të përbëjë një ndihmesë të madhe për biografët, monografët, studiuesit e historisë së letërsisë shqipe. Në mungesë të një autobiografie të shkruar nga vetë shkrimtari, biografët do ta ndërtonin më lehtë strukturën e monografisë, duke u mbështetur sa në këto botime kujtimesh, aq edhe në vetë veprën e pasur të Dritëro Agollit, publicistikën e tij, por edhe ato shënime autobiografike të lëna në mes nga autori.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase