Sociologjia E Komunikimit Dhe E Mediave

B11326
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Roli i masmediave në fushën shoqërore është sa i padiskutueshëm aq edhe i vështirë për t'u kapur. Debati rreth tij luhatet midis denoncimit të devijimeve të rrezikshme të real tv-së dhe të dëmit ndaj kulturës dhe demokracisë për hir të "komunikimit" nga njëra anë, shpresës për transparencë dhe për një të vërtetë të lidhur me teknikat, nga ana tjetër.
Ekzistojnë mjetet për një qasje më të frytshme, por ato mund të gjenden vetëm falë kthimit kritik në më tepër se një shekull te qasja sociologjike e komunikimit. Ky libër e përballon këtë sfidë me një koherencë dhe shtrirje të pazakonshme: pasi rishikon të gjitha teoritë kryesore, ai vë në dukje kontributin e veçantë, qendror por ndonjëherë të nënvlerësuar, të sociologjisë dhe ofron një panoramë të saktë të punimeve dhe të reflektimeve të bazuara në evoluimin e zhanreve (fuqizimi i reality show-t, përhapja e internetit).
Ky libër, i cili mund të përdoret si nga profesorët edhe nga studiuesit, është kryesor për të kuptuar dhe orientuar debatet lidhur me raportet midis shkencave shoqërore dhe shkencave të informimit dhe komunikimit. Autori është në favor të pajtimit të kërkimeve mbi prodhimin dhe të atyre mbi receptimin, duke mbrojtur interesin e një hapjeje më të guximshme ndaj Studimeve për Kulturën (Cultural Studies).
Ky botim, i cili i përforcon aspektin pedagogjik dhe pasurohet me zhvillimet lidhur me teknologjitë e reja dhe individualizimin e praktikave kulturore, përbën një mjet të fuqishëm reference për studentët dhe për profesionistët e kësaj fushe. Eric Maigret është profesor i sociologjisë së mediave në Universitetin Paris III Sorbonne - Nouvelle. Ai është studiues në CNRS dhe jep mësim edhe në Sciences-Po Paris.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase