B21182
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Në librin Nga media-sistemet tek media-kulturat: Kuptimi i televizionit socialist, Sabina Mihelj and Simon Huxtable futen në botën tërheqëse të televizionit, gjatë regjimit komunist, dhe e përdorin atë për të vënë në provë një skemë të re analitike për krahasimin e medieve. Për të kuptuar rrjedhojat shoqërore të komunikimit masiv, autorët pohojnë se ne duhet t’i hedhim sytë përtej analizës së media- sistemeve duke u përqendruar në rolin që mediet kanë në formësimin e ideve dhe narrativave kulturore, të përditshmes dhe rutinave. Duke u mbështetur në të dhëna origjinale të marra në arkiva, programe dhe analizë oraresh televizive, autorët tregojnë se si autoritetet komuniste u munduan ta drejtonin fuqinë e televizionit në funksion të formësimit të zakoneve dhe riteve të reja, duke dështuar gjithsesi t’i frymëzonin qytetarët e tyre për të besuar më shumë në idealet komuniste. Analiza e tyre, në këtë libër, përmban deduktime të rëndësishme që na lejojnë të kuptojmë natyrën e komunikimit masiv në ambiente jo-demokratike duke na ofruar në të njëjtën kohë mekanizma analitikë për të kuptuar medie-kulturat në rrafsh global.
Reviews
No reviews found