Kulture Media Pushtete

B21181
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Shekulli i XX është koha e dyndjes kulturore dhe mediatike. Kornizat e lashta të kulturës popullore dhe kulturës dijetare shpërthejnë prej trysnisë së industrive kulturore, madje dhe kultura e masave që po afirmohet që prej fundit të shekullit XIX po tronditet prej mënyrave të reja karakteristike të konsumimit të shoqërive perëndimore. Një lloj homogjenizimi kulturor, i farkëtuar mbi modelin amerikan, duket se ka prekur Evropën perëndimore. Disa shqetësohen duke parë tek “amerikanizimi” burimin e një sundimi që do të përfundojë me humbjen e identitetit kolektiv. Ca të tjerë alarmohen më së pari prej efekteve të ligj të lulëzimit të kulturës së masave, siç janë sociologët e Shkollës së Frankfurtit. Në Kulturindustrie, më 1947-n, Adorno dhe Horkheimer shkruajnë: “Filmi, radio dhe revistat përbëjnë një sistem. Çdo sektor është i njëtrajtësuar dhe të tërë janë njëtrajtësuar në lidhje me njëri-tjetrin”. Madje para se të shfaqet televizioni, masmediet, në këndvështrimin e tyre, paraqesin tashmë kuintesencën e industrive kulturore rrafshuese. Mediet, të nënshtruara ndaj vlerave tregtare dhe racionalizimit kapitalist, krijuese të nën- produkteve të standardizuara, me përmbajtje konformiste, do ta rrënonin premtimin për kulturë emancipimi dhe do të përdoreshin metodikisht për të tjetërsuar më të dobëtit, më të varfrit, më pak të arsimuarit. E thënë ndryshe, që prej pas-luftës, tashmë me një përpjekje dhunshëm kritike, reflektimi intelektual lidh kulturën, mediet dhe pushtetet, për rrjedhojë pushtetin ekonomik. Edhe ky konstatim i thjeshtë do ta justifikonte lëndën e këtij punimi.
Por për çfarë po flasim këtu? Një kalim nëpër përkufizime nuk mund të jetë pa vlerë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase