Diskursi I Bukurise Se Dhimbjes Ne Krijimtarine E Uran Butkes

B21305
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Diskursi i bukurisë së dhimbjes është i pranishëm në tregimet, rrëfimet, memoriet dhe gjithë punën krijuese të shkrimtarit Uran Butka. Mjaft kritikë dhe analistë të veprave të Butkës kanë bërë qasje të rëndësishme në trajtimin dhe vlerësimin e veprës së autorit. Butka konsiderohet si mjeshtër në punën e rivendosjes dhe ritrajtimit artistik të bukurisë mes dhimbjes në një kënd të rëndësishëm të letërsisë shqiptare.
Shkrimtari dhe poeti, Visar Zhiti ka theksuar: “Karakteristikë e tregimeve të shkrimtarit Uran Butka është dëshmia e bukur. Tregime të vuajtjes së bukur. Vdekje e bardhë. Stil i qartë, i rrjedhshëm, rrëfim i mirëfilltë letrar, ku shpërthen pathosi, njohja e thellë e jetës, imazhet piktoreske dhe fisnikëria, dukuri e brendshme e Uranit, kaq bujarisht e trashëguar. Ishim mësuar ta shihnim në letërsinë e dokumentit, duke rindërtuar panteonin e mohuar të kombit, por me dy librat e fundit me rrëfime, nuk zgjedh dokumentet, por shkruan për shpirtin. Në tregimet e tij ka natyralizëm deri në mrekulli. Ai ja le jetës të fantazojë gjithçka. Tregimi “Bibla” është një mrekulli. Në tregimet e Uranit vërehet një thjeshtësi fraze. Ai di të heshtë, di të bëjë, por edhe di të thotë...”
Për pasojë, Butka lexohet mes thjeshtësisë së tij, kuptohet pastër, ndjehet apriori se ai ka vuajtur, por vetëkuptohet mjaft mirë se nuk është thyer, sikurse ai shprehet: “edhe vuajtja e dhimbja, më janë kthyer në një përvojë njerëzore të bukur, në një pasuri të madhe shpirtërore, por edhe në një qëndresë. Rrëfimet i kam nxjerrë nga shpirti dhe i kam hedhur në letër lirshëm, pa qortime, pa këqyrje mendjeje”.
Vetë titulli i përmbledhjes së për më tregime “Vdekja e bardhë” paracakton motivin e vuajtjes së bukur, që përshkon gjithë veprën e shkrimtarit Uran Butka.
Ky shkëlqim, më së shumti i formës, rrëfen mes leximit se thelbi i bukurisë shkëlqen në një shumëllojshmëri të pafund mënyrash. Një herë është shkëlqimi i ndjeshëm i ngjyrës ose i tonit, një ritëm ose një ekuilibër harmonik, ose përsëri reflektimi mbi gjërat e një mendimi njerëzor apo hyjnor, por mbi të gjitha shkëlqimi i thellë i shpirtit që ndriçon. Bukuria e dhimbjes është në një mënyrë relative riqasjeje shpirtdhimbëse .

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase