Rravgime Te Lira Ne Shtigjet E Historise Shqiptare

B23181
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Për të sendërtuar këtë zhvillim duhet të qartësojmë objektivat e çastit dhe të ardhmërisë. Për t'arritur aty duhet të bëjmë një vlerësim të njimendtë të historisë sonë që, për arsye të ndryshme, na mungon e po e kemi shumë të vështirë t'a plotësojmë. Kjo ndodh sepse vetë përftimi që ne trashëguam për të shkuarën tonë u vesh me një vello romantizmi, në të cilën spikatën më shumë çastet heroike, të cilët zotëruan mbi gjithë pjesën tjetër të jetës shoqërore e të bashkësisë shqipfolëse. Përfytyrimi ynë u ndal në monumentet që kujtesa jonë historike kishte ngritur për bëmat e heronjve, të cilët mbeteshin në vetëdijen tonë t'armatosur me shqyte e parzmore, duke bërë bejleg me "bajlozin" që vinte nga larg e që donte të pushtonte trojet tona dhe të na rrëmbente lirinë tonë.
N'atë përfytyresë zinin pak vend dukuritë tragjike të rrudhjes së të parëve tanë, si pasojë e humbjes së luftërave, të pushtimeve të çdo lloji, të përpjekjeve shekullore për mbijetesë në kushte vështirësish, t'asaj që quhet jeta e vërtetë e një populli, e cila mbetet në hije, por që ka rëndësinë e saj në ecjen e gjatë të një kombi, sepse prej saj burojnë fuqia e qëndresës dhe prirja për të shkuar përpara.
Ky libër nuk merr përsipër të jetë një histori në kuptimin e vërtetë të fjalës, megjithëse përfshin ngjarje, data e personazhe historikë. Është një udhëtim i përfytyruar, një endje e tillë nëpër periudha të ndryshme të së shkuarës së hershme të dheut të Arbërit deri në ditët tona.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase