Vila E Pelhurave

B24094
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Augsburg, 1913. Marija mbetet e mahnitur kur gjendet për herë të parë para Vilës madhështore të Pëlhurave: pallati hijerëndë i familjes Melcer, pronare e fabrikës më të madhe bavareze të cohërave, lartësohet si një kështjellë e magjepsur në një park të pamasë. Një univers vezullues dhe i panjohur për një vajzë të skamur si ajo, të rritur në jetimore. Që në fillim, Marija ndesh armiqësinë dhe xhelozinë e njerëzve të rangut të saj: një shpurë kamerierësh dhe shërbyesish hundëpërpjetë që e shohin me dyshim, ziliqarë për hijeshinë e saj të lindur, zgjuarsinë dhe vendosmërinë. Por edhe në katet e larta, nuri dhe çiltërsia e Marijes nuk kalojnë pa u vënë re: Katarinës, vajzës më të vogël të Melcerëve, i puqet ylli me të, gjë që shihet shtrembër nga kreu i familjes. Ndërkaq, djali i madh, Pauli, trashëgimtari i ardhshëm i perandorisë, që s’e ka për gjë të bëjë rrush e kumbulla paratë e të atit, kthehet në shtëpi për festën e Krishtlindjes dhe, padashur, mbetet i mahnitur nga sytë e zinj misteriozë të së porsambërriturës... Por ka një sekret të fshehur në të shkuarën e Marijes, që rrezikon të tronditë fort jetët e tyre.
Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase