Rrjeti Alisa

B21762
1.400 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në një roman historik dhe interesant nga autorja e bestsellerave ndërkombëtarë Kate Quinn, dy femra: një spiune e rekrutuar në Rrjetin Alisa, që ka vepruar vërtet në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një vajzë rebele e shoqërisë së pasur amerikane, që kërkon kushërirën e saj në vitin 1947, bashkohen në një rrëfim magjepsës për guximin, sakrificën dhe dashurinë.
VITI 1947. Në rrëmujën e kohës së pas Luftës së Dytë Botërore, një vajzë amerikane, Sharlotë Sen Kleri, studente kolegji, është shtatzënë, e pamartuar dhe në zgrip të rrezikut për t’u përzënë nga familja e saj. Por ushqen edhe shpresën e dëshpëruar se kushërira e saj e dashur, Roza, e cila u zhduk gjatë luftës në Francën e pushtuar nga nazistët, mund të jetë ende gjallë. Kur prindërit e dërgojnë në Europë që të çlirohet nga “problemi i vogël” i saj, Sharlota arratiset dhe shkon në Londër, e vendosur që të zbulojë çfarë i ka ndodhur kushërirës që e do si motër.
VITI 1915. Një vit pasi ka filluar Lufta e Madhe, Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.
Tridhjetë vite më pas, e torturuar nga tradhtia që shkatërroi përfundimisht Rrjetin Alisa, Eva i kalon ditët e dehur dhe e mbyllur në shtëpinë e saj në Londër. Deri sa një amerikane e re vjen dhe i përmend një emër të cilin kishte dekada që nuk e kishte dëgjuar e që i fut të dyja në udhëtimin për të gjetur të vërtetën... pavarësisht se ku i nxjerr ajo.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase