Description
IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur
Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat
legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e
sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi
jetën e vdekjen. Ndryshe nga aristokratët që zakonisht merrnin
pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të
IMPERIUM-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut
ushtarak, përveçse fuqisë së oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e
ndihmoi të bëhej konsull, maja e pushtetit në Romë. Ngritjen e
përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon ROBERT
HARRIS në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq edhe të
mbështetur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe
tjetër të Romë së lashtë. Duke qenë se Roma ishte zotëruesja
e padiskutueshme e Mesdheut, të gjithë rendën pas përfitimeve,
kështu që lufta për pushtet u bë më e pabesë dhe e egër.
Fitimtarët e humbësit e atyre betejave, Pompei, Krasi, Çezari
dhe Ciceroni, edhe sot pas 2,000 vjetësh vazhdojnë të mbeten figura
legjendare, pika referimi historike e stimuluese të imagjinatës.
ROBERT HARRIS tregon për ta edhe në librin e dytë, LUSTRUM, dhe i
shtjellon akoma më tej ngjarjet në librin e tretë të trilogjisë,
DIKTATORI, madje në brigjet e Durrësit, në Ilirinë e asaj
kohe, ndërsa Çezari përleshet me Pompein. Për pushtetin e Romës,
vendin e Oratorisë e zë Shpata.
Reviews
No reviews found