Aleksandri

B17831
2.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Manfredi rrëfen për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.
Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t'i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.
Historitë e Aleksandrit ishin të shumta, të paarritshme dhe monumentale që në rini. Por kur u rrit, gjatë rrugës për të sunduar sa më shumë territore dhe pushtet, u përball me komplote, intriga dhe vdekje të shumta.
Duke patur edhe mbështetjen dhe besnikërinë e miqve të tij trima, të cilët e ndoqën deri në skajet e botës, forca e Aleksandrit, i transformoi ëndrrat pushtuese në realitet, madhështi dhe lavdi.
Kush ishte në të vërtetë Aleksandri, mbreti i Maqedonisë që është konsideruar si një zot nga bashkëkohësit? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje kjo trilogji, e cila merret me rrugëtimin e aventurës monumentale mbi perandorinë: që nga lindja, fëmijëria, adoleshenca dhe vazhdon me vrasjen e babait të tij, Filipit, paktin e gjakut me miqtë më besnikë; nga shenjat mbi fatin e madh, tek strategjia deri në pushtimin e Azisë dhe mbyllet me frymëmarrjen e fundit të tij.
Një "aventurë" e paimagjinueshme për një figurë të shekullit të katërt para Krishtit. Ne e shohim atë duke marshuar, duke luftuar dhe dashuruar, në një jetë nga më të veçantat dhe më të pabesueshmet.
Ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë leximit, deri kur ëndrra e tij të thyhet e më pas të perëndojë në fundin e udhëtimit, në pjesën tjetër të botës.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase