Perplasje Mbreterish 2

B19266
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Libri i dytë i eposit të akullit e zjarrit na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen e ecin në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsira e maleve zbresin nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatrat. Gjithçka është çoroditur. Behari i begatisë dhe i paqes, që zgjati plot dhjetë vjet, po mbyllet dhe dimri i akullt e i egër po afrohet si një bishë e xhindosur. Ndërsa në qiell varet një kometë ngjyrë gjaku e flakësh, si një ogur fatkeqësish, gjashtë njerëz luftojnë të shtien në dorë vendin e përçarë. Biri i Edardit, Robi e ka shpallur veten Mbret të Veriut. Në jug Xhofri, që mbahet si trashëgimtari i Robertit, mbretëron veç me emër, por është në dorë të oborrtarëve intrigues e të ettfr për pushtet të Zbarkimi i Mbretit. Secili prej vëllezërve të Robertit kërkon të sundojë vetë, ndërsa një derë e mënjanuar befas ngrihet edhe një herë të pushtojë. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e Dragonjve, rrezikon gjithçka për t'i çuar pjellat e saj të çmuara përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë. Mbi një pëlhurë gjaktrazimi dhe vëllavrasjeje, alkimie dhe therjesh, çmimi i lavdisë paguhet veç me gjak. Fitorja u buzëqesh veç burrave e grave, që kanë tehun të ftohtë akull dhe zemrën edhe më të akullt. Kur ndeshen mbretërit, nuk ka pëllëmbë toke që të mos e ndiejë tronditjen

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase