Jam Evrope

B13571
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh shfaqet si një përmasë e identitetit kombëtar se sa si një projekt për kapërcimin e tij.
Edhe atëherë kur intelektualë nga hapësira të ndryshme kanë shkruar mbi Evropën dhe i janë drejtuar një publiku mbarë-evropian, ata zakonisht kanë shkruar në gjuhët e tyre dhe janë ndikuar prej kontekstit të tyre kombëtar. "Evropa" është thirrur në ndihmë për të zgjidhur probleme të brendshme të shtetit ose problemet dhe debatet e kombit janë projektuar në hapësirën evropiane.
Libri "Jam Evropë!" hulumton në mënyrë kritike përdorimet e idesë së Evropës në tekstet e intelektualëve shqiptarë gjatë viteve 1918–1939 dhe 1989–2006 duke i vendosur ata në një plan krahasues me konceptimet për Evropën dhe projektet e bashkimit të kontinentit që paraqiten nga disa intelektualë evropianë të kohës.
Analiza e shkrimtarit Sulstarova për idenë e Evropës ka ardhur në kohën e duhur, pikërisht atëherë kur Shqipëria dhe kombi shqiptar në Ballkan po synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.
Libri rekomandohet sidomos për studiuesit e sociologjisë, shkencave politike, studimeve evropiane dhe historisë së mendimit.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase