Sekreti I Engjejve

B23852
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

«Kreshendoja është elektrike dhe del në ngjyra horror drejt përmbylljes së rrëmbyer, ku gjithçkaose pothuajse gjithçka do të gjejë një shpjegim».
Corriere della Sera
E vendosur të fillojë një jetë të re, Eba kthehet në Valo, në ishullin e shkëlqyer të fëmijërisë, të shtrirë mbi shtëpizat e bardha dhe shkëmbinjtë e rrëpirët të Fjelbakës, në idilin e arkipelagut suedez. Dëshiron ta risistemojë koloninë që përket dhe të cilën nuk e ka parë më që nga dita kur, një prag Pashke të shumë viteve më parë, familja e saj zhduket në hiç, duke lënë pas vetes vetëm një tryezë të shtruar për festë dhe një vajzë njëvjeçare që endej e përhumbur. Askush nuk i pa më përsëri; askush nuk qe kurrë në gjendje të përcaktonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Një mister që ngacmon ngaherë kërshërinë e Erikë Falkut, tani entuziast mund të rimarrë në dorë hetimin personal mbi atë histori të errët. Por duket se për Ebën nuk ka qetësi. Dikush kërkon ta largojë, í gatshëm të bëjë çfarëdolloj gjëje për të mbrojtur sekretin e ishullit. Pas një zjarri që shpërtheu natën, kërcënimet bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse: Eba tashmë ka humbur gjithçka, e megjithatë është ende dikush që deshiron vdekjen e saj. Erikës dhe Patrikut nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bashkojnë forcat për të gjetur arsyet e një mllefi që vitet nuk e kane fashitur, duke filluar nga një indicie e dobët: gjurmë të vjetra gjaku që punimet e restaurimit kanë nxjerrë në dritë në koloninë e Valosë. Njëfarë filli i kuq që zgjidhet në të kundërt, duke çuar në një të shkuar të largët kur, në fillim të shekullit të kaluar, Fjelbaka njohu një "fabrikuese të mistershme engjëjsh".

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase