Ah Sikur Te Qendroja

B23258
700 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ilona është 13 vjeç. Ajo dhe familja e saj u larguan për në Suedi nga vendlindja e tyre, sepse ishte shume e rrezikshme të qëndronin atje. Ajo shkon në shkollë, luan dhe shoqërohet me shoqen e saj më të mirë Stella, si çdo fëmijë tjetër i moshës së saj. Ilona dhe Stella janë shoqe të ngushta që nga shkolla fillore. Por ndryshe nga shokët e saj të shkollës, ajo jeton me familjen e saj në një manastir, duke u fshehur, në pritje që një urdhër dëbimi nga vendi ku jeton. Fëmijët shkojnë në shkollë, por prindërit nuk mund të largohen kurrë nga manastiri, sepse rrezikojnë të kapen nga policia. Një re kërcënuese varet mbi kokat e tyre, ndërkohë që përpiqen të krijojnë një jetë të përditshme në vendin e ri ku jetojnë.
Si është të jetosh në një vend ku në të vërtetë nuk të lejohet të jetosh? Të kesh gjithnjë frikë se diçka do t’i ndodhë familjes.
Si është të jetosh me të gjithë familjen në një dhomë të vogël vit pas viti?
Dhe si është të jesh mikja më e mirë, që ka mundësi të qëndrojë dhe të planifikojë të ardhmen? A duhet të ndiheni fajtorë që i keni të gjitha mundësitë?
Libri ka pasqyruar me mjaft mjeshtëri ndjeshmërinë, miqësinë dhe dhembshurinë.
Pavarësisht nga tema, autorja e ka bërë librin edhe argëtues.
Autorja Kajsa Gordan ka qenë mësuese, gjë që e ka ndihmuar të njohë fëmijë që jetojnë në emigracion në pritje të leje qëndrimit, të njohë jetën dhe vështirësitë që kalojnë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase