Gjergj Kastrioti Skenderbeu

B20531
4.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Autori e ka konceptuar hartimin e kësaj monografie mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, të lidhur edhe me paraqitjen e burimeve historike dokumentare të shek. 15, dokumente bashkëkohëse të Heroit, që fillojnë me kohën e Gjon Kastriotit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut. Monografia është vëllimi i parë i kolanës, që ndiqet nga nëntë vëllime me burime dokumentare, (vëll. 2-10), të cilat botohen për herë të parë.
Pse ky konceptim, me shtrirje kaq hapësinore dhe vëllimore të veprës? Cila është arsyeja që historiani Frashëri, nuk u mjaftua si zakonisht me citime e referenca të këtyre burimeve dokumentare në faqet e monografisë së tij, por i paraqiti të gjitha, ato, në vëllime shoqëruese? E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si falsifikator, më lindi pyetja qysh në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, nëse mund të trajtohej një histori e Skënderbeut dhe e epopesë së tij duke u mbështetur vetëm në burimet dokumentare bashkëkohore të heroit, pa shfrytëzuar veprat e dy biografëve të diskutueshëm të lartpërmendur”.
Për të realizuar këtë detyrë autorit iu deshën disa dekada që të mblidhte gjithë materialin e mundshëm dokumentar të shek. 15, të sistemonte burimet dokumentare në origjinal dhe në përkthimin shqip, të cilat janë deri tani nëntë vëllime. Burimet përbëhen nga akte shqiptare dhe të huaja, perëndimore dhe lindore, të vjelura nga arkivat e Venedikut, Raguzës, Romës, Napolit, Milanos, Barcelonës, Parisit, Ankarasë dhe Stambollit. Ky material, kryesisht kancelaresk, plotësohet me kronistët osmanë, ata bizantinë dhe italianë të shek. 15. Ai pasurohet gjithashtu me shkrime memorialistike dhe me letërkëmbime të disa personaliteteve shqiptarë dhe të huaj, të gjithë bashkëkohëtarë të Heroit."

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase