Projektimi I Strukturave Prej Betoni Te Armuar

B23842
3.000 Lekë
(Including tax)
Out of stock
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Një nga librat më të shitur Projektimi Strukturave prej Betoni të Armuar
jep një hyrje praktike dhe të drejtpërdrejtë të principeve dhe metodave të përdorura në projektimin e strukturave prej betoni të armuar dhe të paranderura. Libri përmban shumë shembuj të punuar për të ilustruar aspekte të ndryshme të projektimit që janë dhënë në tekst. Edicioni i shtatë i tekstit është përshtatur dhe rishikuar plotësisht për të
reflektuar interpretimin dhe përdorimin e Eurokodit 2 që nga fillimi i
përdorimit të tij. Studentët dhe përdoruesit në Britaninë e Madhe ose kudo
nëpër bote, ku Eurokodi 2 është implementuar, do të gjejnë një
udhëzues konciz në të dyja aspektet, si në bazën teorike, ashtu edhe
në procedurat e përshtatshme për projektim.
Diagramat, tabelat dhe formulat e projektimit janë përfshirë si ndihmë për projektimin dhe, për lehtësi referimi, një shtojcë përmban një përmbledhje te informacioneve me rëndési per projektimin.
Karakteristika të edicionit të shtatë janë:
¦ I përshtatur plotësisht qe të reflektojë përvojat e fundit të përdorimit të Eurokodit 2 qe nga fillimi i përdorimit të tij në 2004-ën dhe adoptimit të tij në Britaninë e Madhe si një standard projektimi në 2010-ën Shembuj të tjerë të teorise të vendosur në praktikë
Një kapitull i ri mbi strukturat uje-mbajtëse në përputhje me Eurokodin 2, Pjesa 3 Seksione të reja të vendosura, për shembull, proceset e projektimit
perfshirë projektimin konceptual, trarët e thellë dhe një trajtim të zgjeruar
të projektimit për rezistencen ndaj zjarrit
Të gjithë autorët janë Inxhinierë të Licensuar, të gjithë me më shumë se tridhjetë vjet eksperiencë në mësimdhënie në nivel universitar dhe pasuniversitar. I ndjeri Bill Mosley ishte Akademik i Nivelit të Lartë Drejtues në Shkollën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Inxhinierinë Strukturore, Universiteti Teknologjik Naniangut, Singapor. John Bungey është Profesor Emeritus në Inxhinierinë e Ndërtimit, Universiteti Liverpulit, Britania e Madhe. Ray Hulse ishte Zevendês Dekan Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës në Universitetin e Koventrit.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase