Korca Urbanistika Dhe Arkitektura

B23814
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Gjithnjë ka vend për të shkruar për Korçën, mund të përmirësosh përmbajtjen, apo të shtosh fakte e materiale të reja, sepse asnjë studim nuk mund të quhet shterues. Dhe kjo e bën të nevojshëm ripunimin dhe ribotimin e herëpashershëm të kontributeve të mëparshme.
Ashtu si dhe në botimin e dytë, të vitit 2012, të monografisè "Korça, Urbanistika dhe Arkitektura, edhe në këtë ribotim është ruajtur struktura e monografisë. Analiza e materialit historik e dokumentar, ka bërë të mundur përfundimet mbi periodizimin e zhvillimit të qytetit, veçoritë e tipareve urbanistike e arkitektonike në periudhat e ndryshme historike, vendin që zë Korça në zhvillimin e arkitekturës qytetare shqiptare, si dhe aspektet e ruajtjes së këtyre vlerave dhe vënien në mbrojtje të tyre. Gjithashtu është ruajtur materiali grafik e fotografik i vjelë vite më parë, duke e konsideruar atë si dokumentacion historik, tani kur mjaft nga shembujt e sjellë në monografi nuk ekzistojnë më ose kanë pësuar ndryshime të gjendjes fillestare. Shpresojmë që, nga njëra anë, ky material të shërbejë për të krijuar një përfytyrim më të saktë mbi nivelin urbanistik e arkitektonik që arriti qyteti i Korçës gjatë historisë së tij, dhe nga ana tjetër, si material historik krahasues gjatë ndërhyrjeve restauruese të ardhshme, ashtu, siç besojmë, se shërbeu dhe gjatë restaurimit të pazarit të qytetit.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase