Apollonia Shqip

B06164
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

ibri i prof. Neritan Cekës, “Apollonia. Historia dhe Monumentet”, është botuar në shqip,anglisht, frëngjisht dhe italisht. Si i tillë ai mund të zërë vend në bibliotekat e institucioneve të arsimit parauniveristar, për tu përdorur nga nxënësit për historinë e vendlindjes, për plotësimin e historisë së Shqipërisë, si dhe për lexime krahasuese në orët e mësimit të gjuhëve anglisht, frëngjisht, apo italisht. Libri është shkruar për të kënaqur kërkesat e një rrethi të gjerë lexuesish, të cilët kanë njohuritë kryesore mbi historinë antike dhe historinë e Shqipërisë. Pjesa e parë e tij i kushtohet historikut të kërkimeve arkeologjike në Apolloni dhe historisë së themelimit dhe zhvillimit të qytetit gjatë shekujve. Në këtë kuadër një vëmendje e veçantë i është kushtuar lidhjes midis historisë së Apollonisë dhe asaj të prapatokës ilire, si një bashkëveprim midis dy etnive që i popullonin ato-helenëve të ardhur nga Korinti e Korkyra dhe banorëve taulantë e bylinë të prapatokës. Nëpërmjet të dhënave arkeologjike është evidentuar edhe rroli i banorëve me origjinë ilire të qytetit, të cilët dëshmohen nëpërmjet mbishkrimeve, skulpturave, apo objekteve tipike të gjetura në Apolloni. Pjesa kryesore e librit i kushtohet përshkrimit të qytetit dhe të monumenteve kryesore të tij, duke filluar nga muri rrethues, qendra monumentale e qytetit, banesat dhe nekropoli. Në këtë paraqitje vihen në dukje dhe tiparet origjinale të arkitekturës apolloniate në tipologjinë e fortifikimeve, të shëtitores, nymfeut, apo të elementeve arkitektonikë të harkut, kolonave tetëkëndëshe, etj. Libri përmban një dokumentacion ilustrues nëpërmjet citimeve të disa burimeve të shkruara mbi Apolloninë dhe përshkrimit të disa prej objekteve më të bukura të zbuluara atje. Lista e literaturës kryesore historike e arkeologjike, si dhe një fjalor i terminologjisë së përdorur, i japin librit vlerën e një botimi dinjitoz. . Cilësia e lartë e botimit dhe ilustrimet e pasura e bëjnë atë një libër të vlefshëm për bibliotekat personale, si dhe atyre të institucioneve të arsimit parauniversitar, apo universitar, ku mund të përdorët për nxënësit dhe studentët për të zgjeruar njohuritë mbi historinë e lashtë të vendit tonë, apo të vendlindjes.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase