B23915
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Tek vepra Serbët dhe Arbërit (1925), Šufflay mbështetet në dokumente arkivore, duke bërë jo vetëm analizën paleografike por edhe interpretimin historik të tyre. Pa mëtuar të paraqesë një histori të plotë të arbërve, autori përqendrohet në aspekte të ndryshme të organizimit shoqëror dhe politik, të ligjeve, ekonomisë, traditave, dokeve si dhe të marrëdhënieve me qytetet-republika dhe sundimtarët e ndryshëm të asaj periudhe. Kjo vepër tashmë ka hyrë në fondin klasik të studimeve arbërore, ajo i paraqitet studiuesve në këtë përkthim të ri e të plotë, në përputhje me origjinalin kroatisht dhe me kujdes të veçantë ndaj aparatit të thukët kritik të origjinalit.
Milan Šufflay (1879-1931), historian, filolog, paleograf, poliglot, ia kushtoi jetën historisë së shqiptarëve dhe të paraardhësve të tyre. Në bashkëpunim me historianët Ludwig von Thallóczy dhe Konstantin Jirecek botoi "Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia", dy vëllime me dokumente origjinale që hedhin dritë mbi Mesjetën e Arbërit.

Reviews
No reviews found