Perkulja Dhe Renia E Tiranise 1

B11915
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"...koshienca njerëzore kishte krijuar qytetet e lira, tregtinë e lirë, shtetin institucional me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment te ri shpirtëror në jetën njerëzore. Përfundimisht, ishte krijuar njeriu i lirë, personaliteti i tij, njeriu autonom në një kohë postindustriale e postmoderne; kishte shpërthyer pluralizmi dhe dija ishte organizuar qartësisht me anë të sistemeve logjike. Intelekti po bënte jetën e vet postrelativiste. Kurse ne kishim mbetur të izoluar në një jetë të errët që mendonte për bukën e përditshme e aspak për dije dhe që e bënte jetën nën hijen e një perandorie, e cila nuk i kishte sjellë njerëzimit asgjë veç shkatërrimit të vlerave." "Modernizimi dihet se ka këto pika kardinale në natyrën e tij: zhvillim ekonomik industrial, ndryshim kulturor dhe ndryshim politik. Te tre këta ingredientë janë të lidhur më njëri-tjetrin, sepse nëpërmjet këtij raporti të brendshëm krijohet ndryshimi permanent i ndërgjegjes njerëzore. Zhvillimi ekonomik në Perëndim kishte qenë industrial, ndryshimi kulturor kishte qenë urban dhe ndryshimi politik thellësisht demokratik. Një treg i lirë dhe një demokraci liberale, e kishin ndryshuar Europën në 20 vjet dhe, ndërkohë, po ndodhte ndryshimi i koshiencës së individualizmit drejt njeriut autonom, i cili i ka të garantuara të gjitha mundësitë që te triumfojë me idetë e krijuara prej tij në një shoqëri liberale. Kjo në fakt ishte tronditje që ndihej kudo. Kjo kishte sjellë tronditje në Pragë, në Budapest, në Varshavë, por kishte sjellë tronditje edhe në Pekin e në Tiranë. Ky ishte fakt tashmë, por ndryshe nga kryeqytetet e tjera, në Pekin e në Tirane, vullnetet e sëmura kishin armiqësi patologjike me modernitetin, në një kohë kur zhvillimi i brendshëm modernitetin e kishte domosdoshmëri. Shqiptarët koha i ndëshkoi sepse, në fakt, dominoi vullneti hoxhian i izolimit." "Jo çdo ngjarje është fakt historik, kurse vetë fakti historik ka nevojë për interpretim. Duhet ta kuptojmë botën - ka thënë Albert Ajnshtajni - jo mbi bazën e gjërave që ndodhin, por mbi bazën e marredhënieve. Ky është relativizmi dhe sigurisht që ne jemi postrelativistë e prandaj na shqetësojnë marrëdhëniet. Por, duke u qëndruar këtyre marrëdhënieve, "A ka një logjikë të historisë?" pyet Osvald Shpengleri, e mandej shton: "Përtej gjithë elementeve shkakësore dhe të pakalkulueshme, a ka një diçka të cilën ne mund ta quajmë strukturë metafizike të humanitetit historik?... shkurt, e gjithë historia, a është e bazuar mbi arketipat e përgjithshëm biografikë?" Po, ka një logjikë të historisë, ka një metafizikë të humanttetit historik dhe, po ashtu, e gjithë historia është e bazuar mbi arketipat e përgjithshëm biografikë." "Kultura, nëse nuk e çliron njeriun nga skllavëria nuk ka asnjë lloj funksioni qytetërues. Kultura perëndimore europiane e individualitetit dhe e personalitetit e mundi kulturën europiane lindore të kolektivitetit."

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase