Ditet E Mbrame Te Turqise Ne Shkoder Ase Rrethimi I Qytetit 1912-1913

B22117
600 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Libri “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër, ase rrethimi i qytetit 1912-1913” ka pasur një “aventurë” më vete. Në vetminë e tij në luftën e ashpër me sëmundjen, atë Justini hodhi në letër shënimet që kishte mbajtur gjatë rrethimit të përgjakshëm të Shkodrës nga tetori i 1912-s e deri në prill të 1913-s. Dëshira e tij e madhe ishte që libri të botohej më 1963-shin, me rastin e 50-vjetorit të ngjarjeve që ai përshkruan. Kërkoi më kot lejen e botimit nga shteti i asaj kohe. Një vit më vonë autori mbylli sytë. Libri doli në dritë vetëm më 2012-n nga “Botimet Françeskane”. Mbi ngjarjet e Shkodrës më 1912-1913 janë shkruar me mijëra faqe: studime, kujtime, riprodhime të shtypit të kohës, dokumente. Por libri i atë Justinit ka një mënyrë të vetën për ta parë luftën. Duke qenë se ai ndau tmerret e luftës së bashku me popullsinë civile, ai na tregon një natë tjetër të luftës, jo atë heroiken, rrëfime të mbushura plot heronj, por një rrëfim me një qytet që pak nga pak po mposhtej nga uria, nga i ftohti, nga izolimi. Shkodra e atë Justinit, pak nga pak, sa më shumë që kalonin muajt, nis të shndërrohet në një qytet fantazmash, ku njerëzit e paktë ecnin përmes të vdekurve të mbështetur në mur, nga frika se mos rrëzoheshin prej pafuqisë. Hera-herës atë Justini përzien një pikëllim të thellë me një humor të mëndafshtë e pesimist, është njësoj sikur të dojë të na thotë se në çdo luftë të dyja palët vuajnë njësoj, fitimtarët dhe të mundurit.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase