Nuk Kam Asnje Peng

B23762
1.500 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Nuk kam asnjë peng" nga Rikard Ljarja
Shkrime të botuara në gazeta të ndryshme nga Rikard Ljarja dhe për Të pas viteve ’90 deri në prill 2020
Fjalë, fjalë, fjalë... që ngatërrohen me njëra tjetrën dhe që krijojnë... me njëra tjetrën dhe që krijojnë... çfarë s’krijojnë: dashuri, hidhërim, dituri, urrejtje, pranverë, lakmi, intrigë, kënaqësi, poshtërim, makutëri...
Emërtojnë sende...
...Dhe njerëzit kanë mijëra vjet që kanë mësuar të shkruajnë. Në fillim kanë firmosur me pëllëmbën e dorës vizatimet e “shkruara” në mure shpellash, më vonë në pllaka balte... ca me kuneifere, me hieroglife ca popuj të tjerë.
Dhe...
S’kam ç’them. Është histori e gjatë, dhe nuk jam specialist i kësaj fushe. Por desha të them se të shkruarit letërsi nuk ka asnjë shpjegim të saktë sipas meje.
Është një mister. Është një çudi.
Çfarë nuk kanë thënë shkrimtarët dhe specialistët e fushave të ndryshme për këtë fenomen. Gjithfarësoj formulash. Më një pjesë të tyre edhe unë jam dakord. Po, sipas meje, (ndoshta ia fus kot), më duket se të shkruarit letërsi është një “sëmundje”. Dhe libri, çfarëdo lloj teme të ketë, ka në themel “simptomat e të sëmurit” dhe “epidemitë” që kanë rënë gjatë kohës kur ka jetuar shkruesi, sigurisht për atë që di të “lexojë”.
Vdesin për bukë e megjithatë vazhdojnë të shkruajnë.
Unë nuk jam shkrimtar.
Se të pohosh se je shkrimtar... Hë!
Por shkruaj njësoj si miliona njerëz në këtë botë, që kanë shkruar dje, shkruajnë sot, e edhe nesër do të vazhdojnë të shkruajnë.
Nuk dua të marr “ilaçe”, nuk dua të bëj, e nuk dua të më bëjnë “kirurgji plastike”.
Me që thashë “sëmundje”, dua të jem ashtu siç jam, i vërtetë. Me të tëra gaimet. Pa më zbukuruar, korrigjuar, redaktuar, korrektuar e ku e di unë se çfarë...
Dua të jem UNË.
- RIKARD LJARJA

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase