Nje Dialog I Frikshem Hetuesie Per Oswald Spenglerin Ne Kohen E Diktatures

B23786
600 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Tre hetuesit më ngjanin si tre demonë të dalë nga faqet e “Ferrit” të Dante-s dhe që përdornin katër pikëpyetjet si çengela për të më varur kokëposhtë në flakët e ferrit që më dukej se hapeshin diku mes meje dhe atyre. Gojët e tyre pyesnin parreshtur për pikëpyetjet dhe mua më dukej se kravatat e tyre që ishin poshtë gojës, ishin si litarë në të cilët ishin të lidhur çengelët.
- Interesante kjo që ti punëtor miniere merresh edhe me kërkime filozofike, - më tha ai që dukej si kryesori nga tre hetuesët që më morën në pyetje.
(Demoni i parë)
- Më pëlqen të lexoj filozofi, dhe në përgjithësi mbaj shënime për leximet e mia, me përshtypjet e mia modeste, nuk merrem me kërkime, kjo është fjalë e madhe. - I ktheva përgjigje unë dhe në çastin e fundit e përmbajta veten që të mos e korrigjoja duke i thënë se Spengler-i ishte historian më tepër se filozof. Por pastaj me siguri që do të më thoshin se ku e dija unë këtë gjë, a e kisha lexuar Spengler-in, si e kisha gjetur etj.
Demoni i dytë më tha:
- Që të pëlqen filozofia dhe lexon libra filozofikë mirë bën se partia jonë kërkon që edhe punëtorët të lexojnë sa më shumë. Është e vërtetë se ka libra të vështirë dhe të lehtë, dhe ky është një libër i vështirë, por ti duket se ke dëshirë të zhbirilosh dhe kjo duket edhe nga pikëpyetjet që ke vënë. Pikëpyetja vihet atje ku ai që lexon nuk është i bindur apo nuk është.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase