Te Huajt

B19753
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat tepër, tepër larg.
Karriera e Susan Eloise Hinton si shkrimtare nisi qëkur ishte nxënëse në shkollën e mesme Uill Rogers në Tulsa, Oklahama. E nxitur nga përleshjet midis dy grupeve të shkollës së saj të mesme, lyrashët dhe zengjinët, Hinton shkroi "Të huajt", një roman i sinqertë dhe shpeshherë tronditës, i treguar nga këndvështrimi i një katërmbëdhjetëvjeçari me emrin Poniboi Kurtis.
"Të huajt" u botua kur Hinton qe studente në vitin e parë në Universitetin e Tulsës dhe libri bëri bujë të jashtëzakonshme. Sot, me më shumë se pesëmbëdhjetë milionë kopje të shitura qëndron ende në krye të librave më të shitur për të rinjtë.
Në vitin 1983 libri u bë edhe film, nën drejtimin e regjisorit Francis Ford Kopola (Coppola) ku luajnë yjet e ardhshëm të kinemasë Tom Kruiz, Mat Dilon dhe Rob Loui. Më 1988, në organizimin e përvitshëm të çmimit Margaret A. Eduard (Margaret A. Edwards), Hinton u vlerësua me çmim të parë dhënë në nder të autorit "libri ose librat e të cilit i kanë rezistuar kohës, janë pranuar nga të rinjtë si një zë i mirëfilltë që vijojnë të rrezatojnë eskperiencat dhe emocionet e tyre, të hedhin dritë mbi jetët e tyre".
S. E. Hinton jeton sot e kësaj dite në Oklahama me bashkëshortin e saj, ku kënaqet duke shkruar, pushuar e ngarë kuajt.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase