B15307
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
NJË ZGJEDHJE MUND TË TË SHNDËRROJË - ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë. Dita e parë e Trisit pas stërvitjes me grupimin e ri që zgjodhi duhet të ishte ditë feste e fitoreje, por ajo ditë u mbyll me pamje të tmerrshme. Lufta është pranë dhe konflikti mes grupimeve i pashmangshëm, ndërkohë që ndasitë mes ideologjive të tyre sa vijnë e rriten. Dhe në kohë lufte duhet të zgjedhur një anë, të fshehtat do dalin në shesh dhe zgjedhjet e bëra do jenë edhe më të pakthyeshme - por edhe më të forta. E shndërruar nga vendimet e saj, por edhe me ndjenjën e dhimbjes dhe të fajit në shpirt, me zbulimet e reja që ka bërë dhe marrëdhëniet e tendosura, Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, megjithëse nuk e di se çfarë mund të humbë duke vepruar kështu. Ky është libri i dytë dhe i shumëpritur i serisë Divergjentja nga autorja bestseller Veronica Roth sipas gazetës New York Times. Është një rrëfim tjetër marramendës i një historie të pasur me kthesa të papritura, thyerje zemrash, romancë dhe përsiatje të thella për natyrën njerëzore
Reviews
No reviews found