B06153
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Me Trilogjinë e Dëshirave ashtu si në shumicën e veprave të Drajzerit elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore por edhe me depërtimin në detaje në sestimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.
Trilogjia, “Financieri”, “Titani” dhe “Stoiku” konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij.
Kur në qarkullim doli romani “Financieri” u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko-sociale të sistemit të ri ekonomik.
Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t’u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën ndaj mbiekzistencës, virtutin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane.
Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë, kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta.
Ky është kodi i ri i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij.
Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.

Reviews
No reviews found