B10337
800 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në ferrin apo parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos secilin nga tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, "Molloy", "Malone vdes" dhe "E paemërtueshmja", në një rreth të shquar mirë, me qëllim që ata të arrijnë, mbase hiçin, të cilin e dëshirojnë. Ky rreth shkon gjithnjë e më shumë duke u ngushtuar nga romani në roman.
Nëse Molloy është i mbyllur në një rreth, ai është kështu nga vetë rrëfimi i tij qarkor, që fillon nga fundi dhe mbaron nga fillimi. Molloy nuk është i kufizuar në një vend të vetëm, ai zotëron ende njëfarë shkalle lëvizshmërie, pavarësisht këmbës së tij së sëmurë. Fillimisht në biçikletë, pastaj me paterica dhe në fund me zvarritje barkas, ja pra, tek është nisur në kërkim të nënës, siç thotë ai.
Mos vallë ai është më tepër në kërkim të vetvetes apo në kërkim të një sigurie që i përvidhet papushim? Në pjesën e dytë të romanit, rrethi që përshkon trajektorja e Molloy dyzohet: tani kemi raportin qarkor dhe ky, që e përpilon Morani. Hetues në agjensinë Youdi, Morani ka marrë urdhër të hidhet në kërkim të Molloy. Kur Morani fillon përndjekjen, ai është në zotërim të plotë të të gjitha sigurive dhe mundësive të tij fizike.
Gjatë kërkimit, dalëngadalë gjendja e tij shndërrohet thellësisht dhe përkeqësohet në të gjitha drejtimet: Morani do të ngjajë gjithnjë e më tepër me vetë Molloy. A do ta gjejë vallë? A nuk do të ishin ata dy faqet e një personi të vetëm? Dy rrathët e trajektoreve të tyre përkatëse do të takohen mbase diku për të formuar imazhin e tetës horizontale, shenjë e rifillimit të pafundëm të një kërkimi të pamundshëm të vetvetes.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase