Mesimet E Nates

B19422
2.000 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 2000 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat.
Libri parë brenda LIBRIT i është kushtuar Sagitës. Ai mban titullin “ËSHTË Ç’NA ËSHTË", janë 39 përralla. Libri i dytë brenda librit “MËSIMET E MESNATËS” të shkrimtarit Betim Muço, i kushtohet Fedorës, mban titullin e brendshëm intim, “Bota në sytë e Dolës” dhe ka 47 përralla.Libri i tretë që i brendashkruhet botimit “MËSIMET E NATËS” të shkrimtarit Betim Muço titullohet “PENDA E PULËBARDHËS”. Janë përrallat që i kushtohen Zinartit. Që në parathënie bëhet e qartë se ka ndryshuar jo vetëm regjistri i komunikimit me “një fëmijë”, por edhe koha. Jemi në një tjetër situatë shoqërore. Alegoritë sociale të qëmtuara në “Librin e Dolës”, botuar së pari në vitin 1986, vijojnë dhe thellohen me librin kushtuar Zinartit, botuar 10 vjet më vonë. Vlerë që i shtohet dhe e pasuron shumë librin janë ilustrimet e bukura, plot finesë dhe ngjyra të këndshme për syrin, krijuar enkas për këtë botim nga Bora Baboçi. Jo thjesht përralla për fëmije. Fundja një rrëfim të cilit i gëzohen vetëm fëmijët nuk është një histori fort e mirë, shprehet shkrimtari Clive Staples Lewis. Si një ftesë e hapur për lexim duket se libri 101 përralla “MËSIMET E NATËS” të Betim Muços e ka përballuar këtë sfidë....

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase