Si Te Perballemi Me Vetmine

B21681
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Shume prej nesh kanë frikë ose dëshpërohen nga të qenit vetëm, por zbulimi i vetmisë përbën një nga kyçet e bashkëjetesës me veten.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Një shoqëri si jona, e cila ecën me ritme të shpejta, nuk e pranon vetminë. Të jetuarit vetëm shihet si veprim antisocial, madje për disa është diçka kërcënuese. Përse ndodh kështu, kur autonomia, liria personale dhe individualizmi vlerësohen më shumë se kurrë më parë? Sara Maitland-i i përgjigjet kësaj pyetjeje nëpërmjet hulumtimit të qëndrimeve të ndryshme që ka mbajtur shoqëria njerëzore gjatë historisë. Ajo propozon eksperimente dhe strategji për të mposhtur frikën që kemi ndaj vetmisë, na ndihmon t’i praktikojmë ato pa ndjenjën e ankthit dhe na nxit të shohim sa e dobishme është për njeriun vetmia. Duke e përjetuar plotësisht përvojën e të qenit vetëm, mund të frymëzohemi për të zbuluar fuqinë tonë të brendshme dhe të jetojmë një jetë më të pasur dhe më të plotë.
Seria “Shkolla e jetes” i kushtohet hulumtimit të çështjeve më të rëndësishme që shqetësojnë njeriun, p.sh.: “Si të gjejmë një punë që të na bëjë të ndihemi të suksesshëm? A mund ta kuptojmë të kaluarën tonë? Pse janë kaq të vështira marrëdhëniet me njerëzit? Nëse do të mundeshim, a do t’ia vlente ta ndryshonim botën?”
Librat e serisë “Shkolla e jetës”, ju ndihmojnë të ndërtoni një jetë sa më të mirë. Këtu nuk mund të gjeni përgjigje për gjithçka, por do të orientoheni drejt një bote të larmishme idesh, që burojnë nga shkencat humane, duke
nisur nga filozofia te letërsia, nga psikologjia tek artet pamore. Ide që, padyshim, nxisin, provokojnë, rigjallërojnë dhe ngushëllojnë.
Seria “Shkolla e jetës ”përmban këta tituj:
• Si të përballemi me vetminë – Sara Maitland
• Si të përballemi me sprovat e jetës – Christopher Hamilton
• Si të përmirësojmë shëndetin emocional – Oliver James
• Si të përballemi me moshën – Anne Karpf (në vijim)
... Maitland-i thekson se çdo qenie njerëzore ka nevoja spirituale dhe mistike, gjë që veç izolimi apo vetmia mund t’i përmbushë.
The Indipendent
“Shkolla e jetës” paraqet mënyra radikale për të përthithur thesarin e fshehur të njohurive njerëzore.
Independent on Sunday

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase