B23603
1.000 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 1000 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të ushtrimit të dhunës.
Janë “të tërthorta”, këto përsiatje, sepse një nga përfundimet më të rëndësishme të Žižek-ut për dhunën, veçanërisht dhunën sistemike, është se dhuna është një fenomen tejet kompleks dhe i shtresëzuar, aq sa subjektet e zhytura në këtë marrëdhënie, qofshin dhunues apo të dhunuar, e kanë të pamundur ta shquajnë apo ta mënjanojnë atë. Për këtë e për arsye të tjera, implikimet e këtyre përsiatjeve shtrihen thellë dhe gjerësisht mbi gjithë historinë e konflikteve bashkëkohore, sikurse në marrëdhëniet e përditshme të gjithsecilit prej nesh.
Slavoj Žižek lindi më 1949 në Lubjanë. Ai është ndër filozofët më të shquar dhe ndër intelektualët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Në krijimtarinë e tij voluminoze, Žižek ka shkruar për tema të filozofisë, historisë, kulturës, artit, duke mbetur përherë një mendimtar origjinal dhe provokues.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase