Arratisje Nga Lindja

B10006
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Në prag të formimit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike në një intervistë për të përditshmen Shekulli, deklaron: "Ju shprehni dyshime se mund të gjendemi përballë një kabineti të bindurish, pa asnjë vlerë politike dhe pa personalitet, të gjithë nën urdhrin e tij (Berishës). Kjo më bën të qesh, sepse në fakt kjo është dëshira e kundërshtarëve tanë, që vijojnë të na akuzojnë se kryeministri Berisha nuk di të menaxhojë sipas stilit perëndimor, por vetëm sipas stilit oriental. Mos u frikësoni, prisni dhe pak dhe do ta shihni se kundërshtarët tanë, kudo qofshin, këtu apo jashtë Shqipërie, nuk do ta kenë dot në dorë as këtë shpresë të fundit. Ne do të krijojmë të parën qeveri oksidentale sui generis në historinë e Shqipërisë... Zotërinj, ne demokratët kemi dalë në pahun e kohës për ta bërë perëndimor shtetin shqiptar dhe do ta bëjmë, se në të kundërtën nuk do të mbahemi mend për asgjë të mirë" (Ngjela, 2005; kursivet tonat). Redaktorët e gazetës, duke e konsideruar shprehjen e mësipërme si thelbin e intervistës, në krye të faqes së parë kishin vënë këtë titull: "Ngjela: Qeveria e re me frymë oksidentale". Kumti që Ngjela kërkon t'i përcjellë bashkëbiseduesit dhe publikut të lexuesve të gazetës mbështetet mbi një dikotomi midis Oksidentit dhe Orientit, apo Perëndimit dhe Lindjes, natyrshmëria e së cilës merret e mirëqenë. Lihet e nënkuptuar se Oksidenti, apo Perëndimi, përfaqëson diçka të mirë, të lartë, të dëshirueshme, përderisa Ngjela jep zotimin se jo vetëm që qeveria do të qeverisë sipas stilit perëndimor, jo vetëm që ajo do të jetë qeveria e parë perëndimore sui generis, por edhe misioni i saj historik është bërja e shtetit perëndimor.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase