Premtoj Te Gaboj

B18295
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat që i dridhen, me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë.
Kanë kaluar vite nga hera e fundit kur e ka parë, që nga dita kur e la. Pa një shpjegim, pa një përse, iku duke i thyer zemrën. Që atëherë, ajo ngriti një jetë të re, edhe ai. E megjithatë, vetëm tani e kuptoi se nuk kishte pushuar së dashuruari as edhe një sekondë.
Prandaj, kur ajo përpiqet t'i ikë, e tronditur nga emocionet e forta që përjeton, burri vendos ta ndalojë. Dhe në përqafimin e tyre, në mes të kalimtarëve, i premton se do të provojë, veprojë, rrëzohet, gabojë përsëri. Ta dojë. Me të vërtetë dhe përgjithmonë.
Duket sikur ky është fundi, por është vetëm fillimi i historisë. Sepse çdo gjest i tyre, çdo letër që shkruajnë, çdo person që takojnë, ka një univers të tërë për të treguar. Kurse dashuria është fija e kuqe që i lidh të gjitha.
Sa herë e kemi pyetur veten si ka qenë dashuria nga e cila kemi lindur? Si është ndier babai ynë herën e parë kur na ka mbajtur në krahë? Emocioni më i madh është të gjesh edhe njëherë atë që ke humbur dhe ta duash përsëri, sikur të ishe hera e parë.
"Premtoj të gaboj" është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Është shitur në gjithë botën pas panaireve ku spikati bujshëm. Rrjeti është mbushur me komente dhe mijëra dashamirës e kanë zgjedhur si librin e vitit.
Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase