Kenga E Fundit

B11817
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Veronika Mileri, që të gjithë e thërresin Roni, është shtatëmbëdhjetë vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Gjer në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish-mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej vitesh. Është kjo arsyeja pse Roni e urren, deri në atë pikë sa nuk dëshiron më të ketë të bëjë fare me të. Kanë kaluar tre vjet nga hera e fundit që i ka folur me gojë dhe nuk do të kishte asnjë dëshirë të rifillonte ti fliste pikërisht tani. Por nuk është ajo që e organizon jetën e saj, akoma jo. E ëma ka marrë një vendim të prerë: ta dërgojë bashkë me vellain e vogël Xhonan në krahët e atij babai gati të panjohur, i cili është vetëmërguar në një vend të humbur të bregut lindor. Ku zbavitja më e madhe është të peshkuarit dhe të ushtruarit e sërfit. Ronit i duket sikur ka përfunduar në një makth dhe tashmë është e bindur se ajo do të jetë vera më e mërzitshme e jetës se saj. Stivi është gjithmonë i ati që i ka mësuar ta dojë muzikën dhe që ka shkruar për të këngët më të bukura. E megjithatë, njohja e Uillit, njeriu i fundit nga i cili besonte se mund të tërhiqej, do të thotë për Ronin ta shohë botën me të tjerë sy. Me Uillin, Roni jeton përvoja që në Nju Jork as që i kishte marrë me mend, si të ruajë gjatë gjithë natës një fole breshkash detare dhe të kundrojë në heshtje perëndimin e diellit në vijën e horizontit. Kështu, pothuajse pa e kuptuar, gjendet e dashuruar marrëzisht, për herë të parë në jetën e saj. Një grusht ditësh, dhe ajo verë e shkurtër bëhet më përvëluesja e stinëve. E paharrueshme, si dashuria e parë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase