Exit West Dyert Drejt Perendimit

B21456
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Një roman madhështor ... që vjen në një kohë urgjente”.
—NPR

Në një vend të paqëndrueshëm e në prag të luftës civile, dy persona të rinj në moshë takohen me njëri-tjetrin: Nadia, sensuale dhe krejt e pavarur, me Saedin e butë dhe të përmbajtur. Ata nisin një marrëdhënie romantike të fshehtë dhe shpejt përballen me një intimitet të parakohshëm nga trazirat që kanë prekur qytetin e tyre. Kur shpërthen lufta e cila ua kthen rrugët që njihnin në një mishmash pikash kontrolli dhe bombardimesh, ata fillojnë të dëgjojnë thashetheme për ca dyer që mund t’i transportojnë njerëzit shumë larg, me rrezikshmëri dhe kundrejt një pagese. Ndërsa dhuna përshkallëzohet, Nadia dhe Saedi mendojnë se nuk kanë më zgjedhje tjetër. Duke lënë pas vendin dhe jetët e tyre, ata gjejnë një derë dhe kalojnë përtej pragut....
Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t’u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat lidhen me kohën kur jetojmë dhe vlejnë përjetësisht.
“Duket sikur Hamid e dinte se çfarë do t’i ndodhte Amerikës dhe botës, dhe na ka sjellë një parashikim të së ardhmes sonë ... Njëkohësisht drithërues dhe ... çuditërisht shpresëdhënës”.
—Ayelet Waldman, The New York Times Book Review

“Prekës, i guximshëm dhe tejet njerëzor”.
—Entertainment Weekly, vlerësim “A”

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase