Morali Dhe Feja

B17847
1.600 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 1600 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Te flasesh e te shpjegosh kete liber eshte ndoshta edhe me kot sesa te flasesh per rendesine qe ka vepra e Homerit per kulturen e antikitetit doro jonian apo per Biblen e Kuranin per krishterimin dhe besimin islam. Autori ka qene ndertuesi modern i ngrehines moderne te Frimasonerise ne SHBA. Ish gjeneral separatist i Jugut gjate Luftes Civile Amerikane dhe i vetmi prej tyre qe e ka bustin ne Ëashington. Ne SHBA thuhet se cdo bust mund te qellohet me domate ose veze, me perjashtim te bustit te Pikes. Edhe sot, kur dikush ne eliten amerikane do te thote mos u kruaj me kete ceshtje, thote: Mos u kruaj me 'Piken'. Libri eshte nje projektor i madh e i fuqishem drite mbi erresiren e shekujve. Pike ishte nje njohes i mire i 17-18 gjuheve te vjetra e te reja dhe ky liber eshte rezultat i nje pune te gjate e te palodhshme te stafit te tij. Morali që mban në këmbë ngrehinën shoqërore të çdo qytetërimi dhe metoda dyshuese tek një filozofi e caktuar e jetës apo besimi gnostik mbi origjinën e saj dhe Universit (feja) tek shumë popuj e qytetërime të vjetra të zhdukura në thellësitë e mjegullnajave të historisë njerëzore gati 8 mijë vjecare të këtij cikli jetësor apo pergjate ketij viti diellor (i gjatë gjithësej 26,6 mijë vjet), pasqyrohen tek ky libër i rrallë i ndare ne 32 kapituj, i kryqëzuar sipas shkallës së vështirësisë së simboleve dhe thellësisë së legjendave në kohë edhe me gradët e 33 shkallëve të Frimasonerisë, që drejtohej nga autori në Juridiksionin e Jugut. Thuhet se Albert Pike e mori Frimasonerinë nga legjendat, për dore, dhe e shndëroi atë nga një ‘kasolle e vjetër dhe e rënuar’ në një ‘qiellgërvishtës modern’. Të flasësh sot për Piken, është diçka e tepërt pasi, megjithë thashethemet a shpifjet e shumta që kanë erdhur nga organizatat antimasonike për personalitetin e tij të fuqishëm e aspak të zakonshëm, ai përsëri, ashtu si me bustin e tij stoik në Ëashington DC, ai qëndron stoik e i palëkundur, si një figurë poliedrike, si poliglot i rrallë dhe njeri shumë dimensional që ka treguar karakter gjeniu edhe në fusha të tjera, si në fushën ushtarake gjatë Luftës Civile në SHBA (është i vetmi strateg ushtarak i jugut separatist që është nderuar me një bust hijerëndë në kryeqytetin e kombit amerikan), në fushën juridike, etj. Sigurisht që të sjellësh këtë libër në shqip është një sipërmarje shumë e vështirë, gati gati sikur të sjellësh Homerin, dhe ne i pranojmë të gjitha vërejtjet që mund të na bëhen nga brezat e ardhshëm elitarë dhe sidomos nga lozhat e Frimasonerisë që po krijohen apo që do të organizohen më mirë në të ardhmen e shpejtë ne Shqiperi, ashtu sic ka ndodhur edhe tek të gjithë kombet e tjerë të civilizuar. Ky ishte një hap i parë i guximshëm i entit tone botues dhe sigurisht që ky botim mund të ketë vend për përmirësime, me lejen tonë. Më vonë, sigurisht që ky libër mund të rishtypet me hardcover dhe të qëndrojë si krenari në cdo lozhë shqiptare. Ne menduam si fillim ta shtypim në dy volume, pavarsisht se në origjinal ai është një libër i vetëm. U përpoqëm që të ruanim edhe botimin e tij të parë në origjinal nga kopertina, aq më tepër që kjo ka shqiponjën me dy kokë që simbolizon tokën dhe qiellin apo njeriun dhe Zotin si simbol i albano-hititëve të cilët, me sa duket, janë pjesë e ADN së shqiptarëve, skocezëve, irlandezëve dhe një pjesë e tyre jan pjesë e ADN së përzjerë angleze, tokë e cila deri në kohën e mesjets dhe Shekspirit jo më kot thërritej Albion. Këtë ndarje në dy volume e bëmë për lehtësi mbi kriterin e një ndarje pak a shumë të barabartë nga volumi, jo nga kapitujt. Si përfundim, mund të thonim se ky libër bëri SHBA-në shumë të krishterë e të bardhë të shekullit 19 dhe ishte palca e kulturës së Frimasonëve që ndërtuan SHBA-në e moralshme, fetariste, pak izolacioniste deri në Luftën e Madhe më 1917, si një tokë e filozofëve e njohur qysh nga Platoni, - nëse do t’u referoheshim Frimasonëve të tjerë pasardhës gjeninj të A.Pikes në shekullin 20, si Manly P.Hall. Në këtë kuptim, SHBA ishte një tokë me vibrim të lartë shpirtëror gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19 edhe në sajë të kontributit të këtij libri, deri sa SHBA dora dorës, sidomos pas privatizimit të Bankës Qendrore në duart e financierëve të mëdhenj të Evropës më 1913 (Fed-it), ra në një vibrim shpirtëror nën ndikimin e fuqishëm materjalist të kompanive gjigande dhe financave imperialiste që në plan të parë kanë patur globalizimin dhe fitimin maksimal. Pra për librin ‘Morali dhe feja’ të Albert Pike mund të themi shkurt se ai gatoi shtetin modern të SHBA e cila edhe sot, në erën 50 vjeçare Pax Americana, i ka themelet e saj të fuqishme tek morali dhe kultura që ka sjellë ky libër madhështor tek brezat e shoqërisë amerikane dhe të të gjithë qytetërimit perëndimor.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase