Fate Shkrimtaresh Dhe Gazetaresh

B18580
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Libri i Arshin Xhezos është i pangjashëm me shumë libra që kanë në qëllim ndriçimin e së shkuarës: i pagjashëm jo vetëm nga ai që priste lexuesi i zakonshëm si fabul, por edhe për shkak të thellësisë, larmisë dhe kompozimit të librit. Në këtë libër nuk gjen pothuaj asgjë personale të autorit, por, megjithatë, në këtë libër autori identifikohet dhe dëshmohet më mirë dhe më saktë se sa në shumë libra autobiografikë, një pjesë e madhe e të cilëve shkruhen apo publikohen për të manipuluar e retushuar pikërisht të shkuarën. Ky është libri më i rrallë i shkruar, ndoshta, nga një gazetar: ai nuk flet dhe nuk tregon për veten, megjithëse çdo fjali dhe paragraf i librit duket edhe si biografi e tij.
Libri nis me historinë e Fan Nolit, raportet e tij me Shqipërinë komuniste dhe E. Hoxhën, dhe përfundon me Xhevahir Spahiun. Pyetja se kush kanë qenë heronjtë dhe kush kanë qenë armiqtë është pyetja më e vështirë në Shqipërinë e sotme, shkruan Arshin Xhezo në libër. Nëse respektojmë fillimisht bindjen e autorit, se heronj as ka pasur, as ka, mund të guxojmë të pohojmë se karaktere, njerëz të gjallë, disa “miq”, disa “armiq”, të tjerë edhe “miq” edhe “armiq” njëkohësisht, të gjithë personazhe të këtij libri, të paktë dhe kryesisht në të shkuarën, mund të gjejmë përmes fakteve, ngjarjeve e përjetimeve që lidhen me emra të tillë të njohur, si Fan Noli, Petro Marko, Justina Shkupi, Vexhi Buhara, Xhevahir Spahiu, Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Todi Lubonja, Trifon Xhagjika, Kin Dushi, Edison Gjergo, Halil Qendro, Dhimitër Xhuvani e të tjerë. Shumica e tyre ishin miq të ngushtë të kryeredaktorit të Zërit të popullit dhe, në të njëjtën kohë, edhe njerëz nën vëzhgim si kundërshtarë të mënyrës së sundimit.
Libri ka fate dhe histori të rënda të shtypit, letërsisë dhe kulturës shqiptare në totalitarizëm, histori të analizuara me mençuri, bukuri, dinamikë dhe mprehtësi, me fakte, dëshmi dhe dokumente autentike. Këtu gazetari ndihmon studiuesin dhe anasjelltas, duke bërë refleksione dhe analiza befasuese.
“Ky libër, -thotë botuesi Naim Zoto, -më shumë se sa për censurën nga lart -këndvështrim i kudotrajtuar, flet për disiplinën ideologjike vullnetare, për totalitarizmin nga poshtë, për autocensurën - për të cilën pakkush rrëfehet apo flet publikisht. Ai flet me fakte e dëshmi për manipulimin e medias dje, në shoqërinë e kontrolluar apo të vetëkontrolluar, por edhe sot në-n demokraci, pra, në kushtet e lirisë. Dhe këtë e thotë jo si një denoncim prej disidenti të një kohe tjetër, por me shumë dhimbje, përmes dramës së njerëzve të shtypit, ku autori e identifikon edhe veten deri në fund”.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase