Liberale Dhe Komunitare

B12517
1.200 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 1200 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

Gjatë dekadës së shkuar, një prej sfidave më të debatuara e më me ndikim, me të cilën është ndeshur teoria politike liberale, ka qenë ajo e një numri studiuesish të ashtuquajtur ‘komunitaristë’. Duke u përqendruar kryesisht mbi elementet filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.
Në këtë botim të dytë, të rishikuar dhe të zgjeruar të tekstit të tyre të mirënjohur, Stephen Mulhall dhe Adam Swift na japin një vështrim të përgjithshëm të përditësuar të zhvillimeve të reja në këtë debat. Duke filluar me një analizë të “Teorisë së drejtësisë” të John Rawls-it, libri vijon më tej me një paraqitje të qartë të veprës së komunitaristëve kryesorë – Michael Sandel, Alasdair MacIntyre, Charles Taylor dhe Michael Walzer. Më pas, libri sjell një vlerësim, në thelb të rishkruar e të zgjeruar, rreth punimit më të fundit të Rawls-it, sikundër paraqitet në librin e tij të fundit, “Liberalizmi politik”. Vëmendje e veçantë u kushtohet mënyrave sipas të cilave ai i përgjigjet kritikës komunitariste. Pjesa e fundit e librit shqyrton punimet e tre teoricienëve të tjerë liberalë, që trajtojnë pikërisht këto çështje; vepra e Ronald Dworkin-it përfshihet këtu për herë të parë, së bashku me atë të Richard Rorty-t dhe Joseph Raz-it. Të gjitha këto na japin kuadrin për të hetuar rreth mënyrave të ndryshme, sipas të cilave mendimi politik liberal mund të pretendojë të jetë asnjanës midis koncepteve të së mirës.
I qartë dhe i kuptueshëm në stil, shoqëruar me një listë temash dhe çështjesh, ky botim i ri do të vijojë të mbetet një ndihmë e domosdoshme për studentët e teorisë politike bashkëkohore.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase