B24109
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Në këtë vëllim janë përfshirë poezitë shqip që autori i ka shkruar në Itali dhe i ka botuar të përkthyera në italisht (nga ai vetë) në librat "La manutenzione delle maschere" dhe "The Vanishing Twin", si edhe poezi të tjera botuar në shtypin italian, por ka edhe tekste të pabotuara. "The Italian Job": titulli nënkupton një punë të kryer jo nën dritën e diellit, një aferë të pisët, do të thoshim. Po a nuk është e tillë përderisa autori, që jeton e punon prej vitesh në Itali, netëve të mbarsura me vetminë e mërgimit vazhdon t'i shprehe shqip ndjenjat e tij më të dhimbshme, fjalët e tij më të fshehta? Dhe seç ka këtu një si ironi të hollë. Far absurd ky i poetit, që rreket të kapërcejë mijëvjeçarin, sistemet shoqërore, gjuhën, ekzistencën e projektuar të një profesioni. Eshtë mosarritja e gjithë kësaj që përbën ngadhnjim.
Reviews
No reviews found