Antologji E Poezise Bashkekohore Greke

B23048
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

ANTOLOGJIA E POEZISË BASHKËKOHORE GREKE i ofron lexuesit shqiptar një përzgjedhje të pashoqe të disa prej zërave më të pasur dhe më emocionues të kohës sonë. Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i nevojshëm për këtë shekull të njëzetenjëtë, duke e çuar lexuesin në zemër të përvojës aktuale të jetuar. Kohët e fundit Greqia është bërë qendër e disa prej konflikteve më të pazgjidhshme të ditëve të sotme, me krizën ekonomike dhe atë të refugjatëve, duke çuar në fuqizim të idiomës poetike.
Askund nuk është kjo më e dukshme sesa në këtë antologji magjepsëse, e cila mbledh së bashku një tubë të pasur poezish në përgjigje të një angazhimi moral dhe politik të përbashkët.
Boshtet ndjesore, rreth të cilëve sillen poetët janë komunikimi me paraardhësit, vetënjohja, dashuria pa përgjigje, brenga e vendlindjes së braktisur, identiteti shoqëror, të shprehura këto përmes riciklimit të fgurave mitike, autoironisë dhe kritikës historike.
Pavarësisht afërsisë dhe komunikimit, çuditërisht, marrëdhëniet letrare të dyanshme mes shqiptarëve dhe grekëve janë shumë më të varfra se marrëdhëniet njerëzore, ekonomike, politike dhe, së fundmi, edhe ato gjeo-strategjike të këtyre 30 viteve të fundit. Në këtë vështrim, kjo antologji, e përbërë dhe nga poetë që kanë banuar ose vijnë nga jashtë kufijve administrativë të vendit, ngre vetvetiu pyetje mbi çfarë do të thotë të shkruash poezi kombëtare në shekullin XXI.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase