Moderniteti I Lenget

B22716
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në këtë tekst të rëndësishëm, Zygmunt Bauman fut një koncept që e ka përcaktuar më shumë se çdo koncept tjetër vizionin e tij për shoqëritë bashkëkohore: moderniteti i lëngët.
Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.
Njëqind vjet më parë, "me qenë modern" nënkuptonte përpjekjen drejt përsosmërisë; sot nënkupton një modernizim kompulsiv, të përhershëm, pa kurrfarë përfundimi të dukshëm apo të dëshirueshëm.
Në "Moderniteti i lëngët", Bauman zhvillon dallimin midis modernitetit të ngurtë dhe atij të lëngët, duke u përqendruar në pesë koncepte që kanë shërbyer për t'i dhënë kuptim jetës sonë të përbashkët: emancipimi, individualiteti, koha/hapësira, puna dhe bashkësia (komuniteti).
"Zygmunt Bauman renditet ndër ata gjigantë të sociologjisë si: C. S. Wright Mills, Emile Durkheim, Max Webber, të cilët nuk i bën bashkë ndonjë aleancë ideologjike apo disiplinore, por një pasion i moralshëm dhe i thellë."
Contemporary Politcs
"Leximi i veprës së Baumanit është gëzim i vërtetë: është krijues, provokues, jopompoz dhe, më e rëndësishmja, i mbushur me ide të reja dhe sfiduese."
Acta Sociologica

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase