Apologjia E SokratiT-KritonI-FedonI-Simpoziumi

B22000
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Dy kryevepra të filozofisë botërore, “Apologjia e Sokratit" dhe "Simpoziumi" nga filozofi i antikitetit Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohrave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit. E veçanta e këtij përkthimi është se ka substancën e një gjuhe të përpunuar filozofike, aq sa ta bëjë të dallueshme duke ringjallur skenat e mëdha të Akademisë dhe teatralitetin filozofal të Greqisë antike. Stili akribik i Radit është menduar në një plan të detajuar, për t'iu shmangur semiotikës polivalente aq sa është e mundur prej ambiguitetit që rezervon kjo gjuhë. Shmangia e lokucioneve dhe e sintetizmit të tepruar morfologjik e dallojnë përkthimin e një teksti filozofik nga letërsia. Dhe vetëm ata që e njohin shkrimin e letërsisë, mund të krijojnë një tekst filozofik qoftë edhe në përkthim, duke i rezistuar epshmërisë së mendimit më të lartë filozofal që kulmon te "Apologjia" dhe "Simpoziumi”. Ardhja në shqip e Platonit fillimisht më 1993, mund të quhet edhe si fillim i erës së filozofisë perëndimore në literaturën shqipe. Lazër Radi një nga personalitetet e ringjalluara të viteve '30, diplomuar në Romë për jurisprudencë në vitet '40, e justifikon famën e atyre viteve, sikur t'i mbetet edhe vetëm përkthimi magjistral i Platonit.
Leka Ndoja
Ardhja në shqip e Platonit, ishte misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit. Mbas një gjysëm shekulli diktaturë, ai ishte i bindur se shoqëria shqiptare ishte përballë një kataklizme të thellë të bjerrjes së vlerave; ndaj ai u shfaq me veprën e Platonit, si me një dorë hyjnore ndaj krejt atyre që luanin, të çoroditur, buzë greminës...

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase