Stalingradi

B22583
2.500 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 2500 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Stalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre. Vlerësuar si "lufta dhe paqja" e shekullit të 20-të, kjo vepër është një dëshmi e pasur mbi realitetin e Europës lindore, treguar nëpërmjet një larshmërie të pasur detajesh dhe faktesh.
Në vitin 1944 Grossmani së bashku me Ilia Erenburgun botoi “Libri i Zi”, vepër mbi përndjekjet dhe krimet e nazizmit ndaj komunitetit hebre. Kur u botua pati jehonë, më pas kjo vepër u kritikua nga personalitete të rëndësishnme ruse, dogmatikë të letrave ruse, që i shërbenin me zell regjimit të Stalinit, dhe që në një farë shënon fillimin e linçimit nga regjimi. Libri i Zi është fillesa dhe bazamenti i strukturës së veprës monumentale “Stalingradi”.
Grossmani është autor i shumë romaneve dhe tregimeve. Në vitin 1964 shkroi “Jeta dhe Fati”. Për shkak të kësaj vepre e të tjerave, pavarësisht se nuk e arrestoi, KGB-ja bastisi shtëpinë e Grossmanit dhe sekuestroi mijëra faqe me dorëshkrime, shënime dhe dokumenta, madje edhe shiritin e makinës së shkrimit me të cilën ai kishte punuar. Grossman vdiq në vitin 1964.

***
“...dilogjia ‘Stalingradi’ ka shumë të përbashkëta me “Lufta dhe paqja”. Të dy romanet përmbajnë reflektime të përgjithshme mbi historinë, politikën dhe filozofinë. Të dy janë ndarë mes rrëfimit jetës ushtarake dhe civile... por Grossman-i, në dallim nga Tolstoj, ka jetuar në mes të luftës që përshkruan”.
“Stalingradi” është midis shumë veprave të tjera një akt homazhi. Ai shkruan për ata që vdiqën në shumë beteja të vogla të muajit të parë të luftës, ishin burra që pasi mësuan se ishin pa shpresë, më të pakët në numër, luftën edhe me më shumë forcë. Ata janë heronjtë e periudhës së parë të luftës. Shumë prej tyre janë pa emër dhe nuk e kanë ende një varr.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase