Superheroi I Shkolles Publike

B21374
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Keni Rajt është një nxënës mesatar i shkollës nëntëvjeçare që jeton në Uashington DC. Por ai ka tri gjëra kundër: për shkak se e do gjyshen e tij, i kanë ngjitur nofkën “Çuni i Gjyshes”; është i zgjuar sepse gjyshja e detyron të mësojë; dhe është i dhënë pas shahut. Këto fakte mund t’ia bëjnë jetën të vështirë çdo fëmije por Kenin, që shkon në Shkollën Publike Nëntëvjeçare të një lagjeje të varfër, e bëjnë shënjestër të talljeve. Në skenë hyn Çeliku i Pandruzhgzhëm, superheroi që kryen ca punë të dobishme, që nga parandalimi i grabitjeve nga banditë të regjur, te shpëtimi i maceve dhe deri te kujdesi që në rrugët e qytetit e në shkollë të mos e pësojnë fëmijët e dobët e të ngathët. Shkolla Publike Nëntëvjeçare po kalon situata të vështira: pakësim i fondeve, qarkullim i mësuesve e drejtorëve dhe nxënës që nuk mësojnë sa duhet. Ndonëse përpiqet të mos futet në ngatërresa, Keni zhytet gjithnjë e më thellë në to. A do të mund ta nxjerrë prej tyre Çeliku i Pandryzhgzhëm, apo Keni do të gjejë mënyrën për t’ia dalë vetë mbanë? Me dialogët e shkathët e të rrjedhshëm, libri Superheroi i shkollës publike është argëtues dhe mësimdhënës. Keni është fëmijë i dashur dhe marrëdhënia e tij me gjyshen është prekëse. Keni është afrokanoamerikan dhe ka në klasë fëmijë që vinë nga mjedise të shumëllojta raciale dhe etnike, gjë që e pasuron edhe më tej rolin edukues të këtij romani. Lexuesit do të zbaviten edhe nga faqet plot humor me ilustrime, të mbushura me bëma superheronjsh e me ankthe fëmijësh. PËRFUNDIMI: duhet ta blini patjetër.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase