B06957
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Në këtë përrallë fantastike autori i realizmit magjik, Salman Rushdie, i fut fëmijët në një botë të jashtëzakonshme prej një mijë e një netësh. Deti i Historive që përfaqëson lirinë e fjalës, rrezikohet të ndotet përfundimisht nga Zoti i Kultit, Khatam-Shadi. Haruni, i biri i rrëfimtarit Rashid Khalifa, lufton deri në fund dhe arrin ta shpëtojë Detin e Historive. Përpjekjet për të sjellë përsëri të vërtetën, gëzimin dhe lumturinë e jetës do të bënin për vete jo vetëm një fëmijë, por edhe një të rritur."Një përrallë komike e sajuar për mrekulli... Deti i Historive, prej nga autori nxori këtë libër prekës dhe argëtues, vijon të vërshojë përherë po aq i kthjellët dhe brilant." Alison Lurie, New York Times Book Review "Shenja më e qartë dhe më bindëse e Salman Rushdie-ut si shkrimtar, prind dhe qytetar." Edward Said, Independent on Sunday
Reviews
No reviews found