Gjyshi Im Ishte Nje Peme Qershie

B19088
550 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 550 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Gjyshi im ishte një pemë qershie është një libër, ku rrëfehen thjesht dhe me shumë ndjenjë një seri përjetimesh të një djali të vogël, Toninos, i cili kishte kaluar një verë fantastike te gjyshi në fshat, madje kishte kaluar verën më të bukur të jetës së tij. Kur lindi nëna e Toninos, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Ajo ishte pema ku luante dikur mamaja e tij e më pas edhe vetë ai. Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e kishte dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie. Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, sepse pengonte ndërtimin e rrugës, Toninoja bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit.Askush nuk mund ta cenonte atë pemë, pasi në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh aq të jashtëzakonshëm, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve...

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase