Bir I Qiellit

B21723
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Po lundronim drejt agimit, ndërkohë që unë qëndroja në majë të kullës së vrojtimit, ose siç e quanim ne, sytë e anijes ajrore. Ishim dy net larg Sidnejt dhe gjer tani nuk kish pasur asgjë interesante për të rrëfyer. Po vëzhgoja me kujdes një grumbull të errët me re shiu në drejtim të veriperëndimit, që po e linim pas dhe moti dukej të ishte i butë gjithë rrugës gjer në qytetin e Lajënsgejtit. Njësoj sikur të ishe duke kalëruar mbi re...
 
Met Kruiz, pesëmbëdhjetë vjeç,  punon si muço në anijen ajrore Aurora, një aerostat i madh luksoz që fluturon me qindra metra mbi oqean, mbushur me udhëtarë të pasur, që i çon nga qyteti në qytet. Kjo është jeta që djaloshi Met ka dëshiruar të jetojë gjithmonë; i bindur se është më i lehtë se ajri, ai e parafytyron veten një ditë prej ditësh si kapiten në një anije të tillë. Një natë, në aerostatin e tyre ulet një balonë dhe burri që gjendet aty, në grahmat e vdekjes, flet për disa krijesa të bukura, që fluturojnë nëpër qiell. Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve. Dhe kur, pas mbërritjes së Kejtit në anije, piratët e ajrit do të plaçkitin udhëtarët dhe një stuhi do të  detyrojë Aurorën të ulet në një ishull në dukje të shkretë, atëherë shumë guxim do t’i duhet...
Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t’u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell.
"

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase