Aventurat E Djaloshit Lupen Misteri I Zambakut

B23577
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Midis lagjeve të varfra të Parisit të fundit të Tetëqindës, të gjallëruar nga Ekspozita Universale dhe nga njëqindvjetori i Revolucionit Francez, një aventurë me një mijë peripeci na zbulon hollësi të reja mbi të shkuarën e hajdutit të famshëm xhentëlmen: Lupeni kthehet të magjepsë miliona vetë në mbarë botën.
Mund të jetë edhe hajduti adoleshent më dinak dhe i respektuar i qytetit, por s’arrin dot të mbarojë një lojë me letra pa u futur në telashe. Dhe për Lupenin telashet serioze fillojnë kur Madamë Bujarja dhe Mësje Mashtrimi, drejtuesit e jetimores së tij të vjetër, gjenden pa jetë. Të gjithë e dinë që djaloshi hajdut i urren dhe e kanë parë të grindet me ta pikërisht një mbrëmje më parë.
Nëse dëshiron të shpëtojë qafën nga gijotina, Lupeni do të duhet të zbulojë se kush e ka dërguar drejt e në duart e policisë letrën që e ka fajësuar, të gjejë vrasësin e vërtetë dhe, sidomos, të zbulojë lidhjen midis vrasjes dhe zambakut shumë të çmuar të rubinëve që po kërkojnë të gjithë.
Për t’i zgjidhur enigmat, Lupeni ka vërtet nevojë për ndihmën e mundshme dhe për fat të mirë do të mund të mbështetet edhe një herë te shokët e përhershëm: Klarisë akrobatja, Siranoja - zbutësi i elefantëve, Srzh Miu dhe Ganimardi, as më shumë e as më pak por djali i shefit të policisë parisiane.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase